Ja se ku u rrëzua raketa kineze

ja-se-ku-u-rrezua-raketa-kineze

Fakti që pjesa e mbetur e raketës peshonte 20 tonë kishte krijuar frikë për pasoja të mundshme pas hyrjes në atmosferën e tokës.

Fatmirësisht me hyrjen në atmosferë, shumica e mbetjeve të raketës u dogjën dhe rënia e tyre në Oqeanin Indian nuk solli asnjë problem.

Konkretisht mbetjet ranë në perëndim të ishujve Maldive.

Autoritetet kineze bënë të ditur se rënia e pjesëve të raketës mëngjesin e kësaj të diele nuk krijoi asnjë shqetësim serioz.

Italia ishte në alert gjithë natën dhe mbrojtja civile ishte në punë nga frika e rënies së raketës më të madhe kineze në këtë vend sikurse i njëjti shqetësim ishte edhe për Shqipërinë dhe Kosovën.