“Izraeli u bën presion vendeve të transferojnë ambasadat në Kuds në këmbim të vaksinës anti-COVID

“izraeli-u-ben-presion-vendeve-te-transferojne-ambasadat-ne-kuds-ne-kembim-te-vaksines-anti-covid

Media izraelite njoftoi se qeveria ka planifikuar t’u japë vendeve vaksina kundër COVID-19 në këmbim që ato të transferojnë ambasadat e tyre në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të transmetuesit publik izraelit (KAN) mësohet se së shpejti Hondurasi do të marrë 5 mijë vaksina kundër COVID-19 nga rezervat e Izraelit.

Në lajm një burim që nuk dëshiron të identifikohet ka thënë se “Së shpejti një avion nga Hondurasi do të vijë për të marrë vaksinat dhe se në të njëjtën mënyrë do të marrin një sasi vaksinash edhe Guatemala dhe Çekia”.

I njëjti burim rikujton se Guatemala pas SHBA-së është vendi i dytë që ka hapur ambasadën e saj në Kuds ndërsa edhe Çekia ka premtuar se do të ndërmarrë një hap të tillë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, hedhjen e një hapi të tillë nga kryeministri Benjamin Netanyahu e ka cilësuar si një punë të paligjshme.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Gantz tha: “E vërteta është se Netanyahu po bën një tregti pa llogaritje nëpërmjet vaksinave që janë blerë me taksat e paguara nga shtetasit izraelitë, por mesa duket kujton se po drejton një mbretëri dhe jo një shtet”.

Hedhja e një hapi të tillë duhet të miratohet duke u diskutuar nga qeveria, tha Gantz i cili shtoi se “Një situatë e detyrueshme në lidhje me sigurinë, politikën ose shëndetësinë mund të jetë një arsye për hedhjen e një hapi të tillë”.

Në një deklaratë me shkrim dje nga Zyra për shtyp e Netanyahut u njoftua se janë mbledhur sasi të kufizuara të vaksinave të papërdorura nga muaji i kaluar dhe se për këtë arsye do të sigurohen pajisje mjekësore për Palestinën dhe vaksina në sasi simbolike për disa vende që i kanë kërkuar Izraelit.

The post “Izraeli u bën presion vendeve të transferojnë ambasadat në Kuds në këmbim të vaksinës anti-COVID appeared first on Mesazhi.com.