Izraeli nuk lejon qindra palestinezë të falin namazin e xhumasë në Mesxhid al-Aksa

izraeli-nuk-lejon-qindra-palestineze-te-falin-namazin-e-xhumase-ne-mesxhid-al-aksa

Policia izraelite pengoi hyrjen qindra palestinezëve nga Bregu Perëndimor i okupuar në Mesxhid Al-Aksa me arsyetimin se ata “nuk kishin leje”, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët që donin të falnin namazin e xhumasë në Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar u mblodhën që nga mëngjesi përpara barrierave të vendosura në portat e Qytetit të Vjetër.

Policia izraelite, e cila rriste tensionet, ktheu mbrapa qindra palestinezë në Bregun Perëndimor me autobusë, duke mos u lejuar të falin namazin.

Javën e kaluar, policia izraelite nuk lejoi dhjetëra palestinezë nga Bregu Perëndimor të hynin në Mesxhid al-Aksa.

Autoritetet izraelite kërkojnë nga banorët e Bregut Perëndimor të okupuar dhe Rripit të Gazës të paraqesin leje në mënyrë që të hyjnë në Kuds.

Ndërkohë, në hutben e xhumasë të lexuar në faltoren e shenjtë, u bë thirrje që muslimanët të mos e lënë Al-Aksanë vetëm.

Imam Sheikh Mohammed Serandeh, në hutben që e lexoi, theksoi se Mesxhid Al-Aksasë aktualisht po i bëhet zullum, por që ky zullum nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Ai tha se palestinezët do të vazhdojnë t’i dalin zot Mesxhid al-Aksasë.

Autoriteti i Vakëfeve Islame të Kudsit njoftoi në një deklaratë se 10 mijë njerëz morën pjesë sot në namazin e xhumasë në kompleksin e shenjtë, pavarësisht nga kushtet e pafavorshme të motit dhe policisë izraelite.

The post Izraeli nuk lejon qindra palestinezë të falin namazin e xhumasë në Mesxhid al-Aksa appeared first on Mesazhi.com.