Izraeli kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës

izraeli-kryen-sulme-ajrore-ne-rripin-e-gazes

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës, njoftoi ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Asnjë viktimë nuk u raportua pas sulmit, sipas reporterit të AA.

Ushtria izraelite pretendoi në Twitter se goditi objektivat që i përkisnin grupit palestinez të rezistencës Hamas, duke përfshirë një objekt trajnimi, një raketë antiajrore dhe një fabrikë të prodhimit të betonit në Gaza.

Sulmet u ndërmorën pasi një raketë u lançua nga Gaza, sipas ushtrisë izraelite.

Autoritetet e Gazës ende nuk kanë dhënë deklarata për sulmet ajrore.

Rripi i Gazës me popullsi të dendur ka qenë nën një bllokadë egjiptiano-izraelite që nga viti 2007, kur Hamasi mori drejtimin e Gazës.

Bllokada ka vështirësuar kushtet e jetesës në enklavën bregdetare.

Më shumë se 2.160 palestinezë u vranë, shumica prej tyre civilë, dhe rreth 11.000 u plagosën në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës në vitin 2014. /aa

The post Izraeli kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës appeared first on Mesazhi.com.