Izraeli dhe Maroku firmosin marrëveshjen për fluturime të drejtpërdrejta

izraeli-dhe-maroku-firmosin-marreveshjen-per-fluturime-te-drejtperdrejta

Pas normalizimit të marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Marokut, dy vendet nënshkruan marrëveshje edhe për fluturime të drejtpërdrejta midis tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmi u bë i ditur nga gazeta izraelite Yediot Ahronot, e cila shkroi se kjo është marrëveshja e tretë e aviacionit e nënshkruar pas normalizimit midis Izraelit dhe vendeve arabe, pas marrëveshjeve me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin.

Normalizimi Marok-Izrael

Marrëdhëniet e nivelit të ulët midis Rabatit dhe Tel Avivit filluan pas Marrëveshjes së Oslos të nënshkruar midis palestinezëve dhe Izraelit në vitin 1993, por në vitin 2002, kur filloi Intifada e Dytë, Maroku i ndërpreu këto marrëdhënie.

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump më 10 dhjetor 2020 njoftoi se Maroku dhe Izraeli kishin arritur një marrëveshje për marrëdhënie të plota diplomatike dhe nënshkruan një deklaratë në të cilën ata njohën sovranitetin e Marokut në Saharanë Perëndimore. Mbreti i Marokut, Muhamedi VI, njoftoi se marrëdhëniet me Izraelin do të vendoseshin “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Me këtë vendim, Maroku u bë vendi i katërt arab që arriti marrëveshje normalizimi me Izraelin në muajt e fundit pas EBA-së, Bahreinit dhe Sudanit, dhe vendi i parë në rajonin e Magribit.

Maroku dhe Izraeli nënshkruan katër marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike më 22 dhjetor 2020.

The post Izraeli dhe Maroku firmosin marrëveshjen për fluturime të drejtpërdrejta appeared first on Mesazhi.com.