IUMS: Franca të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Çadit

iums:-franca-te-mos-nderhyje-ne-punet-e-brendshme-te-cadit

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë (IUMS)i ka bërë thirrje Francës që të tërheqë forcat e saj dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Çadit ndërsa Këshillit të Tranzicionit Ushtarak të Çadit i bëri thirrje të përshpejtojë dorëzimin e qeverisë tek civilët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të nënshkruar nga kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, prof. dr. Ahmed al-Raissouni dhe Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin Al-Qaradaghi, thuhet: “Po ndjekim me një shqetësim të madh përjetimet në Çad, situatën e shkaktuar nga lufta për pushtet dhe konfliktin që vazhdon mes Këshillit të Tranzicionit Ushtarak dhe partive opozitare”.

Më tej në deklaratën ku Francës i bëhet thirrje që përballë kësaj situate të tërheqë ushtrinë e saj nga Çadi dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendit, gjithashtu nga Këshilli i Tranzicionit Ushtarak kërkohet të mos sulmojë protestuesit paqësorë dhe që qeveria të ndryshohet në mënyrë paqësore nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të pastra.

Pas vrasjes së presidentit Idriss Deby Itno më 19 prill gjatë një operacioni të zhvilluar kundër Frontit për Ndryshim dhe Përshtatje (FACT) në Çad, në krye të Këshillit të Tranzicionit Ushtarak më 20 prill u emërua gjenerali Muhammed Idris Deby, djali 37-vjeçar i Itno dhe komandanti i regjimentit të gardës presidenciale.

Këshilli i cili ka marrë pushtetin në Çad, shpërbëri parlamentin dhe qeverinë si dhe deklaroi se afati i detyrës është 18 muaj. Po ashtu Këshilli më 27 prill emëroi kryeministër të periudhës së tranzicionit ish-kryeministrin Albert Pahimi Padacke.

Zëdhënësja e Komisionierit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Marta Hurtado më 30 prill deklaroi se protestat e mbajtura më 27 prill kundër qeverisë së Këshillit të Tranzicionit Ushtarak në Çad kanë humbur jetën 6 persona dhe mbi 700 të tjerë janë arrestuar. /aa

The post IUMS: Franca të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Çadit appeared first on Mesazhi.com.