Italia emergjencë nga koronavirusi indian

italia-emergjence-nga-koronavirusi-indian

Gazeta “Il Messaggero” sjell dëshmitë e disa pasagjerëve që mbërritën në Fiumicino nga New Delhi të mërkurën në mbrëmje.

“Unë nuk e bëra tamponin, por pagova që të më lëshonin një certifikatë false me vulë”, thotë një nga 223 pasagjerët, i cili sapo arriti në Itali i’u nënshtrua menjëherë një tamponi të shpejtë.

Sipas gazetës italiane disa pasagjerë që mbërrinin në Fiumicino nga New Delhi kishin falsifikuar testin për Covid-19.

“Me 30 dollarë mund të marrësh avion edhe nëse je i sëmurë”, janë shprehur pasagjerët.

Kështu ishte e mundur të anashkalohej detyrimi që parashikohet gjithashtu në Indi. Sidoqoftë, janë vetë mediat indiane ato që tregojnë për tregun e zi të certifikatave false, laboratorë që falsifikojnë raporte. Mediat gjithashtu shkruajnë se ka shumë të tjerë janë ende në lëvizje duke i lejuar kështu pacientët me Covid të infektojnë popullatën.

Ata që mbërrijnë në Itali nga India duhet edhe nëse janë negativë ndaj tamponit, të karantinohen për 14 ditë. Këshilltari shëndetësor i Lazios, Alessio D’Amato, ka reaguar ashpër ndaj këtij skandali dhe është shprehur se ekziston mundësia se një punëtor që është kthyer nga India nuk e lexon urdhëresën për Covid-19 dhe mund që të mos izolohet.

Ekspertët janë shprehur se nëse varianti indian i Covid rezulton të jetë ndër më infektivët, atëherë rreziku që një kurbë epidemie të rritet përsëri është me të vërtetë i lartë.