Itali, 13 817 raste pozitive dhe 322 viktima nga COVID-19

itali,-13-817-raste-pozitive-dhe-322-viktima-nga-covid-19

Gjithashtu, në vend u konfirmuan edhe 322 viktima shtesë.

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar në total 3 949 517 raste dhe 119 021 vdekje të lidhura me koronavirusin e ri.

Deri më tani, rastet pozitive janë 461 448, kurse të shëruarit dhe të shkarkuarit nga spitalet janë 3 369 048.

Shkalla e pozitivitetit është 4,3%, nga dje që ishte 4,7%.

Aktualisht, janë 2 894 pacientë të pranuar në kujdesin intensiv për Covid në Itali.

Nga ana tjetër, 20 971 persona janë të shtruar në pavijone të zakonshme.