Ishte për shërim në Turqi, Fidan Gashi kthehet në familje

ishte-per-sherim-ne-turqi,-fidan-gashi-kthehet-ne-familje

Fidan Gashi, njëri nga të lënduarit nga shpërthimi i bombolës në një restorant në Ferizaj është kthyer në familje.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka falënderuar Turqinë, por edhe Austrinë për ndihmën e pakursyer.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sapo e përcjellem në familjen e tij tashmë i kthyer dhe i shëruar nga Austria, z.Fidan Gashin, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, muajin e shkuar.

Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Fidani është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona.

Po ashtu jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me Shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë.

Shpreh falënderim të thellë e të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan për marrjen përsipër të trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, krerët e shtetit të Austrisë dhe Turqisë, Ambasadorët tonë në shtetet përkatëse, z. Pllana dhe z. Dugolli për ndihmën e pakursyer.

Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë ndësra i falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë!

The post Ishte për shërim në Turqi, Fidan Gashi kthehet në familje appeared first on Mesazhi.com.