Ishte në muzikë live, gjakovari lëndohet duke ikur nga policia

ishte-ne-muzike-live,-gjakovari-lendohet-duke-ikur-nga-policia

Policia e Kosovës, përgjatë patrullimeve në Gjakovë, ka dëgjuar muzikë tek një lokal edhe pas orarit të kufizuar dhe është detyruar ta bastisë.

Njëri nga mysafirët duke ikur me vrap ka rënë nga një lartësi prej dy metrash, duke pësuar frakturë në dorën e djathtë dhe lënduar boshtin kurrizor.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i rajonit të Gjakovës, Nysret Gujrkaj.

I lënduari është dërguar në spital nga policia dhe po merr trajtim atje.

“Me datë 08.02.2021 rreth orës 01:00 të mengjesit, patrulla policore gjatë patrullimit kishte dëgjuar muzikë në lokalin “Muzikë live të XIKI” ne Gjakove, i cili ishte duke punuar pas orarit te lejuar. Me te verejtur policinë pronari kishte mbyllur lokalin, kishte fikur dritat dhe kishte detyruar klientet qe te perdorin nje dalje tjeter altenative e cila ishte e papershtatshme dhe pa ndriçim. Një nga musafirët (viktima) pasi ishte detyruar nga pronari qe te largohej me vrap nga dalja e lartëcekur kishte rene nga nje lartesi mbi 2 m, me këtë rast kishte lenduar boshtin kurrizor dhe kishte pesuar frakturë në dorën e djathTë. Ai është vërejtur nga polica të cilët kanë ftuar autoambulancën në vendin e ngjarjës”, deklaroi Gjurkaj.

“Viktima eshte hospitalizuar dhe gjendja e tij eshte stabile. Edhe përkunder shumë perpjekjeve polcia nuk ka mundur të kontaktoj me pronarin e lokalit, pasi qe dyert ishin te mbyllura, dhe se ishte larguar fshehurazi nga lokali. Lidhur me ketë rast do të vazhdojnë hetimet në vijim”, tha tutje ai.