Ish-ushtari i UÇK-së i reagon Limajt: Ndale veten sepse fundi po të vjen, nuk je ti për t’i mbrojtur çlirimtarët

ish-ushtari-i-uck-se-i-reagon-limajt:-ndale-veten-sepse-fundi-po-te-vjen,-nuk-je-ti-per-t’i-mbrojtur-clirimtaret

Kryeziu i ka thënë Limajt se nuk është ky i fundit për t’i mbrojtur çlirimtarët e UÇK-së.

“Fatmir Lima po thirreni ne moton tënde me “Çlirimtaret” e që asnjëher nuk i mbrojte Çlirimtarët? Fatmir ku ishe ti gjatë vitit 2014 kur ti i largove nga puna pikërisht çlirimtarët?”, ka shkruar Kryeziu.

Tutje, ai ka treguar se ishte njëri nga ata që ishin larguar nga puna dhe tha se e di arsyen e largimit.

“Unë jam njeri nder ata që ju me larguat nga puna dhe se e di edhe arsyen pse me larguat nga puna: E para sepse isha mbeshtetes i Partis Demokratike të Kosovës , dhe e dyta sepse isha luftëtar i njesitit “Lumi ” me Komandant Isni Kilaj.”, ka shkruar ish-ushtari i UÇK-së.

Gjithashtu, në shkrim ka parashtruar edhe disa pyetje për liderin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limajn, duke i thënë se me ata të cilët po bën fushatë ai, nuk i ka bashkëluftëtar e as shokë të idealit.

“Fatmir a ishe ti që në zgjedhjet e vitit 2013 thojshe se nuk do e largosh nga puna asnjë person vetëm se po mendojn ndryshe e në realitet i largove te gjith nga puna?

Ndale vehten Fatmir Lima sepse fundi po te vjen ?

Fatmir Lima po thirreni ne moton tënde me “Çlirimtaret” e që asnjëher…

Posted by Gazmend Kryeziu on Thursday, January 28, 2021