Ish-ministri Selimi reagon për Manastirin e Deçanit: Vlerat fetare s’janë sulmuar asnjëherë nga shqiptarët

ish-ministri-selimi-reagon-per-manastirin-e-decanit:-vlerat-fetare-s’jane-sulmuar-asnjehere-nga-shqiptaret

Për këtë  ka reaguar Selim Selimi, ish-ministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ai tha se shumë kujt nuk i konvenon harmonia dhe kujdesi historik i qytetarëve të Deçanit për manastirin e tyre.

“Janë të pasakta pretendimet e Europa Nostra se ky manastir është në rrezik të lartë, siç i quan ajo nga “ekstremistët lokalë””, shkroi Selimi në profilin e tij në Facebook.

Më tej, ai shtoi se vlerat kulturore e fetare asnjëherë nuk janë sulmuar nga shqiptarët, përkundrazi janë mbrojtur me çdo çmim dhe në çdo kohë. /Lajmi.net/