Ish kryeministri portugez në gjyq për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh

ish-kryeministri-portugez-ne-gjyq-per-pastrim-parash-dhe-falsifikim-dokumentesh

Më shumë se gjashtë muaj pas arrestimit të tij të bujshëm, ish kryeministri portugez, socialisti Jose Socrate është hedhur në gjyq, i akuzuar për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Në tetor të 2017-ës prokuroria akuzoi Socrate për 31 krime që kishin të bënin me korrupsionin pasiv. Dyshimi i hetuesve është që politikani ka përfituar 34 milion euro në këmbim të ndereve që i ka bërë tre grupeve industriale në periudhën 2005 – 2011.

Ky gjyq vendos në një pozitë jo të mirë kryeministrin aktual Antonio Costa, i cili në qeveritë e drejtuara nga Socrate ka qenë ministër, dhe ka marrë në dorë drejtimin e partisë menjëherë pas skandalit dhe arrestimit të ish kreut të qeverisë.

Mes përgënjeshtrimeve dhe pohimeve të pjesshme, pa hequr dorë asnjëherë nga pafajësia, Socrate e ka cilësuar këtë si një fushatë shpifjeje ndaj tij, për arsye politike.

Në një intervistë, ish politikani pranoi se merrte rregullisht borxhe nga një biznesmen, shok fëmijërie. Por ky i fundit, sipas akuzës, thjesht i jepte emrin e tij Socrate, në mënyrë që ish kryeministri të mos rezultonte me pasurinë që kishte./abcnews

The post Ish kryeministri portugez në gjyq për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh appeared first on Mesazhi.com.