Ish-këshilltari i Thaçit: Me paratë që shpenzoi Kurti për 1 votë të Boiken Abazit do të bliheshin 250 vaksina

ish-keshilltari-i-thacit:-me-parate-qe-shpenzoi-kurti-per-1-vote-te-boiken-abazit-do-te-bliheshin-250-vaksina

Adil Behramaj që shërbeu si këshilltar i Hashim Thaçit kur ky i fundi ishte në postin e presidentit ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili votoi sot në zgjedhjet e Shqipërisë.

Sipas Behramajt, Kurti shpenzoi paratë e kosovarëve për të votuar në një shtet tjerër.

Behramaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë disa llogari nëpërmjet të cilave thekson se vota e sotme Kurtit i kushtoi 2 mijë euro të kosovarëve.

“Si përfundim, me këtë buxhet do të bliheshin së paku 250 vaksina për qytetarët e Kosovës ose nëse vlerësojmë me politikën sociale të Kurtit, mund të bliheshin rreth 8 mijë bukë!’, shkroi ai.

Shkrimi i plotë i Behramajt në Facebook:

Qe shpenzimet e Kurtit nga taksat tona për një votë të tij për Bojken Abazin.

5 xhipa nga 100 euro karburant, 500 euro. Së paku 10 policë të mbrojtjes së afërt nga 35 euro mëditje, 350 euro. Kurti dhe ekipi i tij, po ashtu, së paku 10 veta nga 35 euro mëditje, 350 euro. Ndërsa, një drekë për të gjithë këta shkon deri në 2 mijë euro!

Si përfundim, me këtë buxhet do të bliheshin së paku 250 vaksina për qytetarët e Kosovës ose nëse vlerësojmë me politikën sociale të Kurtit, mund të bliheshin rreth 8 mijë bukë! /Lajmi.net/