Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti kërkoi një Skendërbe politik, e kishte Fisnik Ismailin por e largoi

ish-keshilltari-i-thacit:-kurti-kerkoi-nje-skenderbe-politik,-e-kishte-fisnik-ismailin-por-e-largoi

Behrami, me anë të ‘Facebook’-ut ka ironizuar duke thënë se Kurti e kishte një të tillë, por e largoi.

“E ka pasur Fisnik Ismailin, por e largoi”, shkroi Behramaj, duke e komentuar deklaratën e kreut të VV-së.

Kurti në Lezhë e ka përmendur edhe bashkimin kombëtar, program ky për të cilin tha se ia pamundëson Kushtetuta e Kosovës që të ndodh.

“Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet I pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë ai.