Ish-deputeti i LDK-së heq dorë nga paga dhe privilegjet e tjera të Kuvendit

ish-deputeti-i-ldk-se-heq-dore-nga-paga-dhe-privilegjet-e-tjera-te-kuvendit

Këtë njoftim e bëri ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e që erdhi pas një takimi me sekretarin e Kuvendit.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Në takim me sekretarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Ismet Krasniqi e njoftova që si ish-deputet, heq dorë nga PAGA dhe gjitha privilegjet tjera që më takojn sipas ligjit.

Reklamë

Me këtë rast, shfrytëzova rastin që përmes sekretarit të falenderoj gjithë stafin e Kuvendit për punën dhe sjelljen korrekte.

Ishte eksperiencë e mirë. Tani, une do ti rikthehem angazhimeve të mia. Jeta është shumë e gjatë, ndoshta rrugët tona do të ribashkohen përsëri!

Deri atëherë, FALEMINDERIT DHE MIRUPAFSHIM

I juaji,

Visari