iPhone 13 do të jetë telefoni me 1TB hapësirë

iphone-13-do-te-jete-telefoni-me-1tb-hapesire

Samsung ka ofruar modele 1TB prej dy vitesh duke filluar me Galaxy S10. Dhe tani Apple është gati të bëjë të njëjtën gjë me familjen e ardhshme iPhone 13 përveç lançimit të skaneri LiDAR për të gjitha modelet.

Aktualisht e vetmja pajisje iOS që ka 1TB memorie është iPad Pro. Por vetëm përdoruesit e fuqishëm kanë nevojë për kaq shumë kapacitet në një smartfon.

Të kesh 1TB në një smartfon mund të duket diçka e tepërt vetëm nëse vendosni të realizoni foto në formatin ProRAW të Apple të cilët konsumojnë 10-12 herë më shumë memorie. Realizimi i videove 4K me 60fps gjithashtu zë shumë hapësirë kur vetëm 1 minutë i saj zë 500MB.