Infektimi nga Covid-19 – Pse duhet të mbroni sytë?

infektimi-nga-covid-19-–-pse-duhet-te-mbroni-syte?

Për të qenë plotësisht të mbrojtur nga infektimi i virusit Covid-19 sigurisht që edhe mbrojtja e syve është e rëndësishme, shkruan lajmi.net.

Duke qenë se është një ‘sipërfaqe mukoze’, sytë janë një tjetër mënyrë e marrjes së virusit përveç hundës dhe gojës.

Një këshillë kjo që Qendra e Kontrollit e Parandalimit të Sëmundjeve e sugjeron edhe për qytetarët përveç punonjësve të shëndetësisë.

Mbrojtja e syve parandalon që cirkat e pështymës të mos kenë kontakt me organizmin, duke parandaluar kështu infektimin.

OBSH, pak ditë më parë deklaroi se viti i dytë i kësaj pandemie do të jetë edhe më i vështirë se i pari. Një nga të dhënat e tjera të rëndësishme lidhet pikërisht me sytë si pikë tjetër e mundësisë së infektimit.

Sytë, ashtu si hunda dhe gojë, është një membranë mukoze e cila mund të kthehet në një zonë të predispozuar për t’u kontaminuar nga virusi SARS-CoV-2.

Edhe pse mjekët kanë këshilluar shmangien e prekjes së syve me duar, tanimë kjo masë nuk mjafton.

Në fillim të pandemisë, nga të dhënat e pacientëve me COVID-19 në Kinë, u vu re se personat që mbanin size optike kishin sasi më të ulëta të virusit në organizëm.

Diçka e tillë gjeti baza edhe nëpër shtetet e Evropës, duke krijuar një lidhje mes mbajtjes së syzeve, optike apo për mbrojtjen nga dielli, dhe shmangies së infektimit nga virusi.

Mundohuni që të mbani syze optike nëse i përdorni, ose syze dielli kur jeni në ambientet e jashtme apo me shumë persona. /Lajmi.net/