Indonezi, ishujt Talaud goditen nga një tërmet me magnitudë 7,1 ballë

indonezi,-ishujt-talaud-goditen-nga-nje-termet-me-magnitude-7,1-balle

Një tërmet me magnitudë 7,1 ballë është regjistruar në ujërat e ishujve Talaud të provincës Sulawesi Verior të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) njoftoi se tërmeti ka ndodhur me epiqendër 134 kilometra në verilindje të rajonit Melonguane të ishujve Talaud në veri të provincës, në një thellësi prej 154 kilometra.

BMKG pas tërmetit 7,1 ballë nuk ka dhënë paralajmërim për cunami, ndërsa ende nuk ka informacion për të vdekur ose të plagosur.

Indonezia më 28 shtator të vitit 2018 u godit nga një tërmet me magnitudë 7,5 ballë. Në këtë tërmet të regjistruar në Gjirin Palu të ishullit Sulawesi dhe cunamit në rajonet Donggala, Palu dhe Sigi humbën jetën 4.340 persona.

The post Indonezi, ishujt Talaud goditen nga një tërmet me magnitudë 7,1 ballë appeared first on Mesazhi.com.