India regjistron mbi 1 milionë të infektuar me koronavirus në vetëm 5 ditë

india-regjistron-mbi-1-milione-te-infektuar-me-koronavirus-ne-vetem-5-dite

India ka raportuar 273,810 raste të reja me koronavirus të hënën. Ky është një rekord i radhës pasi vendi prej 5 ditësh regjistron mbi 200 mijë të infektuar në 24 orë.

Kështu, vetëm në 5 ditë, u konfirmuan pozitivë për Covid-19 më shumë se 1 milionë persona. Po ashtu, në 24 orë vendi regjistroi edhe 1,619 raste të tjera fatale, shifra më e lartë në gati 10 muaj.

Ndërsa shifrat rriten, Neë Delhi po përballet me një mungesë të theksuar të shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv. Vetëm 73 shtretër me ventilator ishin në dispozicion në kryeqytetin e Indisë që nga e diela, sipas dokumenteve të qeverisë.

Indianët janë mbledhur masivisht këtë muaj gjatë festivalit njëmujor të vendit Kumbh Mela, ku qindra mijëra njerëz zhyten në lumin Gang. /abcnews

The post India regjistron mbi 1 milionë të infektuar me koronavirus në vetëm 5 ditë appeared first on Mesazhi.com.