Ikin nga masat e reja – mbi 8 mijë automjete kanë kaluar sot nga Vërmica në Shqipëri

ikin-nga-masat-e-reja-–-mbi-8-mije-automjete-kane-kaluar-sot-nga-vermica-ne-shqiperi

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë në pikën kufitare të Vërmicës.

Udhëtarët nuk e fshehin arsyen e rrugëtimit për në territorin e Shqipërisë këto ditë pushimi pavarësisht numrit të lartë të infektimeve me koronavirus.

“Na kanë mbyll në Kosovë, po dalim andej pak”, tha një qytetar për RTK-në.

“Albin Kurti na i ka mshel krejt lokalet, po shkojmë në Shqipëri me pi kafe”, tha një qytetar tjetër.

Në orët e paradites së ditës së shtunë në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan tetë mijë vetura ndërsa për dy ditët e kaluara kjo shifër i kalon 15 mijë automjete motorike që bën kolona kilometërshe.