Ia përmendi shkarkimin Valdete Dakës, tash Osmani thotë se s’ka qenë kërcënim

ia-permendi-shkarkimin-valdete-dakes,-tash-osmani-thote-se-s’ka-qene-kercenim

Ajo tha se nuk ka qenë fare kërcënim, por se ka kryer një detyrë themelore.

“Atë ditë mënyra se si ka rrjedhur ngjarja dhe mbledhja e KQZ-së është parë si politizim i skajshëm i vendimeve. Ta dëgjojnë në detaje këtë mbledhje, përfshirë edhe pjesët ku i thoshin “lexoje si ta kemi shkruar” dhe të tjera. Të vijnë në përfundim edhe qytetarët. Kjo s’ka të bëjë me Vetëvendosjen, por me qasjen që kërkohet nga një institucion që të bëjë detyrën parësore për mbrojtjen e pavarësisë së tij”.

Osmani në Rubikon ka thënë se interpretimet rreth deklaratës së saj kanë qenë më shumë politike sesa juridike.

“S’ka pasë të bëjë reagim im me votën e Dakës, sepse ajo ka të drejtë të votojë çfarë të dojë, por për mënyrën se si e ka udhëhequr atë mbledhje. Shpresoj që më gjëra të tilla të mos ndodhin dhe që secili anëtar i KQZ-së të jetë i ndershëm dhe i paanshëm”.

Osmani ka thënë se edhe deklarata e Quntit ishte kërkesë nga KQZ-ja për paanshmëri.

“Duhet të mësohemi që një president i vendit t’i ngrisë edhe shqetësimet që mund t’i ketë lidhur me pavarësinë e institucionit. Nuk është konflikt i interesit veç pse jam në n një listë garuese s’do të thotë që duhet të heq dorë nga ngritja e zërit. Do të isha në kundërshtim me detyrat e mia nëse s’do të reagoja”.

Osmani ka thënë se procesi zgjedhor u mundua që me çdo kusht të pengohet.

Ndërkaq, ajo ka thënë se nuk ka lidhje gjaku me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, por se baballarët i kanë nga i njëjti fshat.