I riu nga Zagrebi bleu 25 respiratorë të vjedhur në Suedi të cilët i prokuroi përmes Kosovës

i-riu-nga-zagrebi-bleu-25-respiratore-te-vjedhur-ne-suedi-te-cilet-i-prokuroi-permes-kosoves

Policia e Zagrebit ka arrestuar një djalë të ri, i cili dyshohet se i mori 25 aparate për frymëmarrje në Suedi dhe i mbajti në një restorant me synimin e shitjes së tyre.

Përmes një kompanie nga Kosova, ai prokuroi aparate për frymëmarrje me vlerë totale 350 mijë euro për një kompani me qendër në Zagreb, të cilën e drejton vet, raporton index.hr.

Gjatë hetimit, u përcaktua që respiratorët ishin vjedhur në shkurt të këtij viti gjatë transportit në Suedi.

“Oficerët e policisë nga Stacioni Policor Medvescak zhvilluan një hetim penal për një 25-vjeçar, i cili nga 8 Mars deri më 2 Prill 2021 përmes një kompanie nga Republika e Kosovës bëri biznes për një kompani të bazuar në Zagreb. Ai i prokuroi 24 respiratorë mjekësorë nga Mbretëria e Suedisë në vlerë totale prej 350 mijë euro”, njofton policia kroate.

Dyshohet se prokuroi respiratorët mjekësorë me synimin për t’i rishitur ato në vendet e treta. Edhe pse ai e dinte ose duhej ta dinte se aparatet për frymëmarrje ishin siguruar përmes krimit, shkruan ndër të tjerash në deklaratën e policisë.