I mrekullueshëm është Zoti, që i qorton miqtë e tij për armiqtë e tij

i-mrekullueshem-eshte-zoti,-qe-i-qorton-miqte-e-tij-per-armiqte-e-tij

Ibrahimi (a.s.), përveç të gjitha virtyteve të tjera njerëzore, ishte i njohur edhe për bujarinë e tij të jashtëzakonshme dhe për mikpritjen, kështu që nuk kishte asnjë natë që nuk kishte dikë mysafir në shtëpi.

Është transmetuar se një herë e priti si mysafir një udhëtar, dhe kur ky hyri në shtëpi, Ibrahimi (a.s.), e pyeti: “Në çka beson ti, cila është feja jote?”

Mysafiri u përgjigj: “Nëse donë ta dish, unë jam i pafe!”

Kur e dëgjoi këtë, Ibrahimi (a.s.), menjëherë e la dhe i tha atij se lirisht mund të shkojë rrugës së tij, sepse tek ai nuk ka as darkë e as konak. Atëherë Allahu i Madhërishëm i shpalli: “O Ibrahim, Unë robit tim ia jap nafakën, edhe pse ai nuk më beson Mua, ndërsa ti po donë t’ia ndryshosh fenë e tij për një darkë.”

Ibrahimi (a.s.), u turpërua dhe u frikësua, pastaj vrapoi dhe e arriti atë njeriun dhe e ftoi përsëri në shtëpi për ta gostitur, duke i sqaruar atij se Zoti i botëve e kishte qortuar për të.

Me atë rast ai njeriu deklaron: “I mrekullueshëm është Zoti, që i qorton miqtë e tij për armiqtë e tij!”

Ai e pranoi Islamin dhe u bë ndjekës i Ibrahimit (a.s.)

Përkthim: Miftar Ajdini