I moshuari në gjendje të rëndë nga nuk pranohet në QKUK, spitalet e mbushura plotë

i-moshuari-ne-gjendje-te-rende-nga-nuk-pranohet-ne-qkuk,-spitalet-e-mbushura-plote

Përpos numrit të lartë të të infektuarve me virusin SARS CoV-2 në nivel vendi, situata mjaftë e vështirë është edhe në kuadër të Qendrave Spitalore në vend.

Tani për tani kur janë 13 mijë e 763 raste aktive të të infektuarve me koronavirus në klinikat e QKUK-së  janë zënë të gjithë shtretërit.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se klinikat që operojnë në bazë të QKUK-së nuk kanë vende për të infektuarit e tjerë me COVID-19.

H.S, emër i njohur për redaksinë, së fundi është infektuar me virusin SARS CoV-2. Pavarësisht faktit se ai rezultoi pozitiv me këtë virus dhe iu desh trajtim në spitalit, atij ju pamundësua kjo gjë.

I moshuari në fjalë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 pati probleme sa i përket frymëmarrjes. Të njëjtit i kishte rënë oksigjeni nën 86, por që për doktorët e QKUK-së nuk ishte mjaftueshëm për ta ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

I njëjti ishte drejtuar në Qendrën e Emergjencës së QKUK-së, ku i ishte thënë se pa rënë oksigjeni nën 70 nuk mund të pranohet në spital, por siç kanë shpjeguar doktorët nëse një gjë e tillë ndodhë nuk të shkaktojë fatalitet.

Në kushte anonimiteti një doktor nga QKUK-ja ka deklaruar se klinikat janë përplot me pacientë dhe se nuk kanë kapacitete për të pranuar më.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik Universtiar i Kosovës lidhur me këtë çështje.

Duhet përkujtuar që gjendje e njëjtë ishte edhe disa javë më parë ku në kuadër të Klinikës Infektive dhe klinikave të tjera të cilat po përdoren për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19 nuk pati as edhe një shtrat të lirë.

Derisa vendi po përballet me situatë mjaftë të vështirë të shkaktuar nga ky virus, duhet përkujtuar që vetëm gjatë këtij vikendi ishin mbi 48 mijë qytetarë të Kosovës të cilët udhëtuan drejt Shqipërisë dhe u kthyen më pas pa u testuar fare dhe pa u karantinuar asnjë ditë.

Gjatë ditës së sotme pati një rënie të numrit të të infektuarve, por edhe kjo falë numrit të ulët të testimeve që ishte bërë në 24 orëshin e fundit.

Numri i pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi brenda një viti e gjysmë në vend është 1 mijë e 996.

The post I moshuari në gjendje të rëndë nga nuk pranohet në QKUK, spitalet e mbushura plotë appeared first on Mesazhi.com.