I jepet lamtumira e fundit Albert Krasniqit

i-jepet-lamtumira-e-fundit-albert-krasniqit

Alberti, djali i madh i familjes së Skender Krasniqit vdiq mbrëmë pasi nuk arriti t’i bëjë ballë plagës së marrë nga arma e zjarrit e cila ishte në pronësi të prindit.

Familjarë e miq të shumtë të tij u mblodhën sot t’i japin lamtumirën e fundit Albertit, i cili sot u përkujtua nga shumë prej tyre përmes rrjeteve sociale.

Albert Krasnqi njihej si djal shumë i shoqërueshëm, por që pati edhe disa përballje me instancat ligjore, për raste të ndryshme.

Albert Krasniqi ishte i dyshuar për një vrasje të kryer në Graçanicë, për disa rrahje të njëpasnjëshme, për plagosjen e reperit Noizy si dhe së fundi ishte në kërkim për rrahje brutale që i kishte bërë ish-bashkëshortes, Besa Gashi.

Nga martesa që pati me Besa Gashin, Krasniqi la pas vetes një vajzë të cilës edhe i kushtoi publikimin e fundit që kishte bërë dje para se të humbte jetën.

Pas rastit që ndodhi mbrëmë, ishte pikërisht Skender Krasniqi ai që njoftoi menjëherë policinë duke u thënë “Ejani se e vrava djalin”.

Pas arritjes në vendin e ngjarjes dhe verifikimit të rastit, policia arrestoi edhe personin e dyshimtë në këtë rast, ku më pas u dërgua në paraburgim për 24 orë, deri në vendimin e radhës nga organet e drejtësisë./Lajmi.net/