I biri vishet si kamerier për t’i befasuar prindërit pasi kishte qëndruar tri vjet në mërgim

i-biri-vishet-si-kamerier-per-t’i-befasuar-prinderit-pasi-kishte-qendruar-tri-vjet-ne-mergim

Në video shihet se si djali është veshur si shërbyes në organizimin e ahengut për t’i befasuar prindërit e tij.

E personi i parë që e njohu djalin e saj ishte nëna e tij. E ëma iu hodh në përqafim porsa e pa të birin e saj.

Gjithashtu në video vërehet se si edhe babai i djalit befasohet dhe njëkohësisht gëzohet tej mase e madje kalon edhe në vaj.

Djaloshi kishte migruar në Angli dhe në mërgim ka qëndruar tri vjet.