Hyseni i VV-së e mposhtë Hazirin edhe në votat me kusht, ky është rezultati

hyseni-i-vv-se-e-mposhte-hazirin-edhe-ne-votat-me-kusht,-ky-eshte-rezultati

Pas Hysenit del të jetë kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri me 184 vota, i pasuar nga kandidatja e PDK-së, Leonora Morina-Bujanku me 51 vota. Ndërsa Nazmi Gagica i AAK-së, ka marr 17 vota.

Ndërsa sa i përket votave për kuvend komunal, sipas rezultateve të KQZ-së, prin LDK me 149 vota e pasuar nga LVV me 147 vota. PDK ka marr 71 vota, Lëvizja Qytetare Vatra 34, AAK, 29.

Kujtojmë se Gjilani ka shkuar në balotazh, ndërsa më 14 nëntor do të ballafaqohen sërish Lutfi Haziri i LDK-së dhe Alban Hyseni i LVV-së.