Hyrje në tre muajt e bekuar

hyrje-ne-tre-muajt-e-bekuar

Prej nesër futemi në Tre muajt e bekuar.

Sipas kalenderit tonë, të përgatitur nga Bashkesite Islame, hyrja e tre muajve të dalluar fillon nesër, gjegjësisht më 13 shkurt, 2021, kurse nata e Regaibit është të enjten më 18 shkurt.

Lejletu-r-regaib është një prej netëve të dalluara, ndërsa sipas mësimve dhe traditës fetare, paraqet pohimin e mëshirës hyjnore ndaj njeriut. Në popull kjo natë njihet si Nata e dëshirave, kurse manifestohet duke shtuar lutjet, këndimin e mevludit dhe veprime të tjera të dëshiruara nga All-llahu xh.s. Nuk ka dyshim se njeriut bashkëkohor i nevojitët më së shumti duaja dhe lutja, sidomos kur kemi parasysh dinamizmin e jetës, ku shpesh njeriu humb orientimin dhe ekuilibrin islam ndërmjet shpirtërores dhe materiales.

Sipas kalendarit islam , nata Lejletu-r-regaib, Lejletu-l-mi’raxh, Lejletu-l-berat dhe Lejletu-l-kadr, janë netë të dalluara dhe të veçuara në krahasim me netët e tjera të vitit. Andaj, në këto raste shtohet më tepër ibadeti, namazi vullnetarë dhe këndimi i Kur’anit. Myzhdeja më e mirë për ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit janë netët dhe ditët e muajve rexhep dhe shaban. Për hajr dhe e mbërifshim ramazanin shëndosh e mirë, inshallah!

(Islampress)