Hynë për të grabitur në një lokal në Deçan, godasin në kokë me mjete të forta punëtoren e arkës

hyne-per-te-grabitur-ne-nje-lokal-ne-decan,-godasin-ne-koke-me-mjete-te-forta-punetoren-e-arkes

Në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha njësite relevante nga stacioni policor teksa dyshohet se viktima ishte goditur me një mjet të fortë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit kurse persona te dyshuar kanë arritur që nga arka të marrin rreth 200 euro para të gatshme, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj është arritur që të identifikohen kryesit e veprës penale të cilët gjendjen në arrati.

Nga Policia e Kosovës u tha se është duke u punuar intesivisht që të kapen të dyshuarit./Lajmi.net/