Humbje e thellë e LDK-së, nuk fiton në asnjë komunë

humbje-e-thelle-e-ldk-se,-nuk-fiton-ne-asnje-komune

Në asnjë komunë të Kosovës, LDK-ja nuk është në vendin e parë dhe as afër vendit të parë. Në Komunën e Gjilanit, që udhëhiqet nga nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, LDK shënon njërën nga humbjet më të madhe regjionale. Në këtë komunë, nga të gjitha votat e numëruara, LVV ka marrë 63,24% të votave, ndërsa LDK-ja 16,03%.

Rezultati nga numërimi i 100,00% të votave në Gjilan

Edhe në bastionin e LDK-së, në Istog, kjo parti po shënon humbje. LVV aktualisht prin edhe në këtë komunë me 43,81% të votave, ndërsa LDK-ja ka marrë vetëm 26,76% të tyre.

Rezultati nga numërimi i 100,00% të votave në Istog

Humbje e madhe e LDK-së është shënuar edhe në Pejën që udhëhiqet nga një tjetër nënkryetar i kësaj partie, Gazmend Muhaxheri. LVV në Pejë i ka marrë 49,14% të votave, kundrejt 18,83% të LDK-së.

Rezultati nga numërimi i 100,00% të votave në Pejë

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 47,32% edhe në Lipjanin që udhëhiqet nga nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti. Në këtë komunë, nga 97,34% të votave të numëruara, LDK ka marrë vetëm 20,85% të tyre.

Rezultati nga numërimi i 100,00% të votave në Pejë