Hoxhë Mazllam Mazllami shënon 30 vjetorin e veprimtarisë.

Hoxhë Mazllam Mazllami studimet e mesme i ka kryer në medresenë “El Furkan” në Damask, më pas vijoi studimet në Universitetin e Ez’herit në Kairo, më pas ai vijoi me vepritari të ndryshme deri në vitin 1989. Pasi kthehet në qytetin e bukur të Prizrenit,nuk do zgjatë shumë dhe në fillim të vitit 1990 Hoxhë Mazllam Mazllami fillon punën si Imam,mualim e hatib në Xhaminë. Qysh nga atëherë hoxhë Mazllami përveç detyrave të obligueshme ai merrej edhe me aktivitete tjera si ndërtimi i xhamive, ndërtimi i shtëpive etj, veprimtari këto të cilat nuk i ka ndaluar akoma, dhe tani ka mbushur plot 30 vite në këtë rrugë. E për tërë këtë veprimtari Hoxha ka vendosur që ta bashkëndjejë me vëllezër. Pra ai në një ambient afër qytetit të Prizrenit ku edhe jeton hoxha, janë mbledhur me miq nga vende të ndryshme të vendit dhe rajonit, ku nuk munguan as personalitete të shquar e figura të njohura, e ku këta të fundit nuk harruan që ta sjellin edhe nga një dhuratë modeste. Të gjitha këto momente Hoxha ka vendosur të i shpërndajë me të tjerët nëpërmjet fotografive, më poshtë mund t’i shihni disa nga to.