Hoxhaj: Sot qytetarët janë para dy opsioneve, të rimëkëmbjes ekonomike apo të mjegullës dhe izolimit

hoxhaj:-sot-qytetaret-jane-para-dy-opsioneve,-te-rimekembjes-ekonomike-apo-te-mjegulles-dhe-izolimit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij.

Pasi kreu procesin e votimit, Hoxhaj para gazetarëve ka thënë se sot është dita kur flasin qytetarët. Ai ka thënë se qytetarët sot janë para dy opsioneve,

“Sot është dita kur flasin qytetarët, jo politikanët dhe ne mendojmë që sot qytetarët e Kosovës janë para dy opsioneve, para opsionit të rimëkëmbjes ekonomike apo para opsionit të mjegullës dhe izolimit qytetarë. Dhe unë pres për verdiktin që sot do ta marrin qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

The post Hoxhaj: Sot qytetarët janë para dy opsioneve, të rimëkëmbjes ekonomike apo të mjegullës dhe izolimit appeared first on Mesazhi.com.