Hoxhaj porosit Kurtin: Të zhdukurit të jenë tema e parë në dialog

hoxhaj-porosit-kurtin:-te-zhdukurit-te-jene-tema-e-pare-ne-dialog

Hoxhaj me këtë rast ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që tema e të zhdukurve të jetë prioritet në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, Qeveria aktuale e ka keqpërdorur këtë temë, prandaj edhe duhet që të merret seriozisht me këtë çështje.

Madje ai tha se moszbardhja e fatit të të pagjeturve është turp edhe për Bashkimin Evropian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.

“Sot është një ditë e vështirë dhe e rëndë për Kosovën, sepse është dita e të pagjeturve, të cilët ishin viktima të një gjenocidi. Pas 22 vitesh faji dhe përgjegjësia bie edhe me tutje mbi Serbinë, dhe kërkojmë që bashkësia evropiane të jetë më e përgjegjshme dhe të ndihmon në gjetjen e të pagjeturve të fundit”.

“Natyrisht me bacën Bajram dhe me shumë shoqata në Kosovë e partnerë ndërkombëtar është bërë një progres i duhur ku sa kanë qenë në fund të luftës”.

“6 012 aktualisht janë 1 638 të pagjetur, çka do të thotë për një progres në këtë drejtim. Por pasluftës e deri me tani janë sa të pagjetur dhe kjo është një turp për Bashkimin Evropian dhe mekanizmat evropian dhe kërkojmë që të bëhet me shumë”.

“Është mirë që Qeveria e re e ka prioritet ku dikto kjo nga Qeveria aktuale dhe e tanishme është keqpërdorë andaj kërkojmë që këtë temë ta ketë temë të parë dhe prioritet sepse dinjiteti i këtyre familjarëve është në qendër të vëmendjes tonë”.

Hoxhaj ka potencuar kur ia ka qenë pjesë e institucioneve, kjo ishte tema e parë për të cilën diskutonte me të gjithë përfaqësuesit e huaj.

“Kjo ditë është ditë e vështirë dhe e rëndë për secilin familjar, dhe për qytetarët e tjera andaj duhet të bëjmë më shumë, që vitin e ardhshëm të mos mbesim vetëm me deklarata”, tha Hoxhaj.

“Sa kam qenë në qeverisje kam punuar shumë në këtë drejtim, prej Këshillit të Sigurimit e kam trajtuar këtë temë dhe kërkoj nga kryeministri Kurti që përtej ndarjeve partiake të jetë prioritet për ta kjo temë”, theksoi ai.