Hoxhaj: Limaj po gënjen, Nisma do të shuhetet

hoxhaj:-limaj-po-genjen,-nisma-do-te-shuhetet

Hoxhaj në Rubikon ka thënë se Nisma do të shuhet në Malishevë dhe në gjithë Kosovën.

“Fjalitë që m’i tha Fatmiri do të duhej të m’i thoshte para 15 vjetëve sa kemi qenë bashkë në parti. Kush e ka guximin t’i thotë. Kemi qenë të afërt dhe kolegë. S’do të duhej t’i përdorte as si gënjeshtra për një grusht vota. E ka gabim. Në këto zgjedhje nuk do të merrem me Fatmirin, por ajo që e tha ai është një gënjeshtër e ulët që s’i bën nder”.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është e vetmja parti që inkorporon vlerat e UÇK-së.

Ai gjithashtu tregoi se një koalicion me Nismën s’ka qenë i mundur meqë nuk e ka marrë mbështetjen nga kryesia e PDK-së.

“Jemi takuar me Limajn dhe s’ka pasë vullnet në PDK që të shkojmë në koalicion parazgjedhor me të, sepse duam të shkojmë me identitetin tonë. Kërkesa e tij për koalicion ka të bëjë me përpjekjen e tij për mbijetesë për faktin se s’do ta mund ta kalojë pragun”.