Hoxhaj: Letra e Biden parametër i ri, unë adresa e vetme ta përmbyllë dialogun

hoxhaj:-letra-e-biden-parametër-i-ri,-unë-adresa-e-vetme-ta-përmbyllë-dialogun

Hoxhaj, në intervistën e tij në kanal 10 ka thënë se ka nisur një fillim i ri në politikën e jashtme, pas letrës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, duke thënë se është bërë një momentum i ri.

“Fillim i ri në politikë të jashtme është letra e presidentit Biden, një momentum i ri. Fillimisht duhet letra të shihet si parametër i ri në politikë të jashtme.”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se kjo letët duhet të shihet si bazë e te se si duhet të lëvizë politika e jashtme, duke shtuar se i njeh personalisht edhe Joe Biden edhe Antoni Blinken.

“Kjo letër duhet të shihet si bazë e re se si duhet të lëvizë politika e jashtme e Kosovës. Uë mendoj që jam kredibil për ta udhëheqë Kosovën ndërkombëtarërisht. Unë jam një njeri që i kam besuar dialogut, dhe PDK është e njëjtë. Bidenin e njoh edhe personalisht, edhe Antoni Blinken dhe të tjerë.”, ka shtuar ai.