Hoxhaj godet Kurtin: Po flet për mot të mirë në Shqipëri, por në Kosovë errët nga mungesa e vaksinave dhe vdekjet e shumta

hoxhaj-godet-kurtin:-po-flet-për-mot-të-mirë-në-shqipëri,-por-në-kosovë-errët-nga-mungesa-e-vaksinave-dhe-vdekjet-e-shumta

Në një takim me drejtorin e spitalit në Prizren, Hoxhaj ka thënë se janë shqetësuese lajmet se në Kosovë më nuk ka vaksina ndërkohë që Shqipëria ka vaksinuar 400 mijë qytetarë.

Postimi i plotë i tij:

Albin Kurti për të satën herë po shfaqet në Shqipëri si kryeministri i Kosovës që më shumë i interesojnë bashkëpartiakët atje se fati i bashkëqytetarëve këtu. Ndërkohë Shqipëria ka arritur numrin e 400 mijë qytetarëve të vaksinuar, në Kosovë janë vetëm 20 mijë të tillë në pritje të tjetër kontigjenti ndihmash me vaksina. Në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Spitalit të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj mësova se në këtë qytet të madh nuk ka asnjë vaksinë të vetme në dispozicion ndërkohë që kërkesat e qytetarëve janë të larta. Edhe qendrat e tjera të vaksinimit në Kosovë janë të mbyllura. Njerëzit po infektohen edhe më shumë, të tjerët po vdesin në mungesë të vaksinave e kryeministri Kurti me ministrat e tij por bëjnë xhiro me xhipa e deklarata për mot të mirë në Shqipëri. Por parashikimet në Kosovë nuk janë të tilla z. Kryeministër. Janë të errëta dhe për të cilat do të mbash përgjegjësi!./Lajmi.net/