Hoxha s’e thirr ezanin për iftar, thotë se agjëruesit mund të informohen në televizione

hoxha-s’e-thirr-ezanin-per-iftar,-thote-se-agjeruesit-mund-te-informohen-ne-televizione

Sipas tyre, prijësi fetar nuk shkon fare në xhami në kohë të iftarit e madje edhe dritat për të shënuar kohën kur fshatarët duhet të ndalojnë agjërimin e ditës i ndez një banor.

Vetë hoxha Nexhat Aliu, ndonëse jo para kamerës, e pranoi që nuk e thërret ezanin në kohën e iftarit pasi, siç tha, nuk e sheh të arsyeshme meqenëse të gjithë agjëruesit mund ta shohin përmes televizioneve.

Ndërkohë, në Bashkësinë Islame të Kosovës të kontaktuar nga Klan Kosova thanë se thirrja e ezanit nga hoxhallarët është e obligueshme në çdo namaz.