Hoxha: Më erdhi rëndë kur pashë Vasfijen duke votuar për pagesën e rrymës së serbëve në Veri

hoxha:-me-erdhi-rende-kur-pashe-vasfijen-duke-votuar-per-pagesen-e-rrymes-se-serbeve-ne-veri

Hoxha, duke folur për këtë në emisionin ‘Frontal’ në T7, ka thënë se për të ishte e rëndë ta shohë të votojë këtë propozim deputetja e VV’së, Vasfije Krasniqi-Goodman.

“Krejt situata e krijuar dje e mori vëmendjen dhe nuk pat vëmendje votimi i 11 milionëshit, një narrativë që ata e kanë ndërtu vetën dhe e kanë pru vetën në qeveri, duke e sharë çdo kryeministër dhe çdo qeveri që ka qenë më herët. Ironia e krejt kësaj, a di ku është? Kur kam parë mikën time Vasfijen duke e çu dorën për të votu 11 milionëshin. Të paktën çfarë kanë mujtë me ba, kanë mujtë me i kursy viktimat që simbolikisht të mos ta votojnë”, ka thënë ajo.