Hoti: Sondazhet dhe ushtria e Facebook, nuk i përcaktojnë zgjedhjet kemi edhe dy javë përpara për t’u mobilizuar

hoti:-sondazhet-dhe-ushtria-e-facebook,-nuk-i-percaktojne-zgjedhjet-kemi-edhe-dy-jave-perpara-per-t’u-mobilizuar

Bashkë me të parin e kësaj komune, Lutfi Haziri deklaruan se Qeveria Hoti do të zhvillojë këtë vend, për ta kthyer shpresën dhe besën për Republikë.

Gjatë kësaj vizite në Gjilan, Hoti është deklaruar përsëri për sondazhet të cilat po bëhen së fundi e të cilat në të shumtën e rasteve e renditën LDK-në si parti të tretë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Madje ndër të tjerash Hoti theksoi se sondazhet dhe ushtria e Facebook-ut nuk i përcaktojnë zgjedhjet.

“Kemi edhe dy javë përpara, është tepër e nevojshme të mobilizohemi dhe të dalim bindshëm në Facebook. Sondazhet dhe ushtria e Facebook, nuk i përcaktojnë zgjedhjet. Zgjedhjet përcaktohen nga ju, rinia, gra e burra e pleq e plaka. Vizioni ynë është për një shtet demokratik, të civilizuar, për integrim në strukturat euro-atlantike. Rinia e ka pasur dhe do ta ketë vëmendjen e plotë në qeverisjen e ardhshme, për të ofruar një arsim cilësor e që i bën të rinjtë e të rejat të njëjtë me ata që shkollohen kudo në Evropë”, deklaroi Hoti.

Kurse Lutfi Haziri, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së tha se kthimi i Hotit në Gjilan është mbështetje dhe tregues i qartë se LDK do të vazhdojë ta mbështesë këtë qytet.

“Kthimi i kryeministrit në Gjilan për ne është mbështetje dhe është tregues i qartë se LDK do të vazhdojë ta thej atë angazhim të të gjithëve kundër nesh. Uroj që vota e 31 të rinjve e të rejave të jetë një votë tregues për një rezultat të madh për fitoren e LDK-së, më 14 shkurt. Do t’i tmerrojmë kundërshtarët me punë e me rezultat”, ka thënë Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka disa kandidatë për deputet në listën e saj për zgjedhjet e 14 shkurtit e që janë: Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani./Lajmi.net/