Haziri: Që 10 ditë po i lypim arsyet pse LDK u votua kaq pak me 14 shkurt

haziri:-qe-10-dite-po-i-lypim-arsyet-pse-ldk-u-votua-kaq-pak-me-14-shkurt

Ai tha se tash e 10 ditë po i kërkojnë arsyet se pse brenda një viti ikën kaq shumë vota nga LDK-ja.

“ Që 10 ditë po i lypim arsyet se pse brenda një viti ikën kaq shumë vota nga LDK. Ka nevojë urgjente që të identifikohen shkaktarët e këtij rezultati, të ristrukturohet program politik dhe sektorial. Zjedhjet e fundit e dëshmuan sa prodhuan zhurmë debatet e jo programet sektoriale”, tha ai në Klan Kosova.

Haziri tha rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit ishin të tmerrshme dhe se janë duke i hulumtuar arsyet që çuan në këtë rezultat LDK-në.

“Në pandemi ose në rrethana të vështira politike LDK-ja e mori përgjegjësinë e qeverisjes dhe nëse e shohim rrafshin e votuesit u pa që ka qenë i pa kënaqshëm dhe nuk e kanë pranuar”, tha ai.