Haziri: PDK duhet të mbetet në opozitë

haziri:-pdk-duhet-te-mbetet-ne-opozite

Në një deklaratë të shkurtër Haziri ka thënë se PDK duhet të mbetet edhe kësaj radhe në opozitë.

“14 shkurti është dita kur në Kosovë do të vendoset kush me kë do të ‘dashurohet’ politikisht. Askush pa askënd nuk mund të funksionojë”, ka thënë Haziri, për Mediafokus.info.

“Besoj nuk do të ketë nevojë të bëjmë koalicion me PDK-në edhe në një proces zgjedhor”, ka shtuar nënkryetari i LDK-së.