Haxhiu shkarkon tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale

haxhiu-shkarkon-tre-zyrtare-nga-divizioni-per-mbrojtje-juridike-ne-gjykaten-speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë ditës së sotme ka shkarkuar nga detyra tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale.

Zyrtarët e shkarkuar ishin emëruar në këto pozita në kohën kur ministër i Drejtësisë ishte, Selim Selimi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Të shkarkuarit janë Astrit Gjocaj, Sami Bunjaku dhe Dhurata Salihi.

Në arsyetim thuhet se vendimet për emërimet e tyre janë bërë në kundërshtim me rregulloret e organizimit të brendshëm të Ministrisë.

 

The post Haxhiu shkarkon tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale appeared first on Mesazhi.com.