Hashim Thaçi i çon mesazh Edi Ramës përmes djalit të tij

hashim-thaci-i-con-mesazh-edi-rames-permes-djalit-te-tij

Rama tha se i mungon shumë vëllau i tij.

Lexo edhe:

​Rama nga Kukësi: Më mungon Thaçi, këtu u shkrua historia e spastrimit etnik dhe luftës së UÇK-së

“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush! Më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj.Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, po është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi. Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i çoja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtëzakonshëm, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova të ulur së bashku, i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës”.

E me këtë rast ka reaguar djali i ish-presidentit, Endriti, duke e falënderuar kryeministrin Rama për fjalët e tij.

Ai tha se edhe babai i çon të fala atij.

“Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin. Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”.