Haradinaj tregon se a është përjashtuar Albena Reshitaj nga AAK

haradinaj-tregon-se-a-eshte-perjashtuar-albena-reshitaj-nga-aak

Haradinaj tha se veprimin e Reshitajt e sheh si pjesë të procesit të trafikimit të votave nga VV, dhe kjo për partinë e tij siç tha ai nuk është gjë e mirë, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, ai tha se AAK nuk ka ndonjë vendim se si do të veprojë me deputeten në fjalë.

“Ne e shohim vendimin e deputetes Reshitaj si pjesë e procesit të trafikimit të votave dhe nuk na vjen mirë. Nuk ndihemi mirë kur zonja Reshitaj kemi kërku votë për Aleancën. Veprimi individual ia ka pamundësu Aleancës rolin në krijimin e institucioneve. Zgjedhja e presidentit është bërë nën kërcënim se do t’u çojmë në zgjedhje, e pastaj Ligji për Zgjedhjet. Duhet ta kesh një zor të madh për ta trafikuar këtë ligj të Demokracisë. Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim për zonjën Reshitaj. Nuk kemi paraparë diçka”, tha Haradinaj. /Lajmi.net/