Haradinaj thotë se AAK ka rezultat rreth 10 %, ia uron fitoren Vetëvendosjes

haradinaj-thote-se-aak-ka-rezultat-rreth-10-%,-ia-uron-fitoren-vetevendosjes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka uruar fitoren Lëvizjes Vetëvendosje duke shtuar se nga rezultatet që kanë deri tash partia e tij ka rezultat rreth 10 %.

“Ajo që dimë deri më tani, përpos EXIT POLL-eve që kemi parë, në pjesën e parë të numërimit hetohet një trend i votës kah Vetëvendosja dhe konstatohet një fitore e Vetëvendosjes në këto zgjedhje. Shfrytëzoj rastin që t’i uroj të gjitha partitë, edhe Vetëvendosjes fitoren. Ajo që shohim për AAK-në, nga 10 % e votave të numëruara nga KQZ-ja, është një rezultat rreth 10 % që përputhet edhe me parashikimet tona të pritjeve”.

“E dimë që ky proces kaq i mirë ndodhet në përgjegjësinë e komisionerëve dhe vëzhguesve dhe kërkojmë që të mos dëmtohet, pra që të ruhet vota dhe të ketë përgjegjësi maksimale nga të gjithë mekanizmat në mënyrë që të përmbyllet ky proces në mënyrën e duhur”.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të humb kohën dhe të krijojë sa më shpejt institucionet.

The post Haradinaj thotë se AAK ka rezultat rreth 10 %, ia uron fitoren Vetëvendosjes appeared first on Mesazhi.com.