Hamiti: Vjosa paska problem që KQZ-ja ka zbatuar vendimin e Kushtetueses

hamiti:-vjosa-paska-problem-qe-kqz-ja-ka-zbatuar-vendimin-e-kushtetueses

Hamiti mendon se Osmani ka problem pse po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Zgjedhje do të ketë jam i sigurt dhe jam i sigurt se Vjosa në këtë rast duket që ka problem pse KQZ’ja ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thotë Hamiti në T7.

“Një Kuvend dhe një qeveri janë shkarkuar, shpërndarë për arsye se ka dalë me kërkesë të VV’së se një nga 120 deputetët e Kuvendit ka qenë me dënim penal të formës së prerë. Pra 119 deputetë të tjerë e kanë humbur mandatin menjëherë, një qeveri ka rëndë paska pasur një shkelje të cilën s’e paskan parë as KQZ’ja dhe instancat e tjerë”, shtoi ai.