Hajdar Beqa i PDK’së-deputetit të VV-së, Besim Muzaqi ‘kryt ta heki’

hajdar-beqa-i-pdk’se-deputetit-te-vv-se,-besim-muzaqi-‘kryt-ta-heki’

Situata e Kuvendit të Kosovës është tensionuar pas deklaratave lidhur me Gjykatën Speciale, deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Seancën e Kuvendit të Kosovës e kanë lëshuar deputetët e LDK-së dhe PDK-së.

Gjatë daljes nga seanca, ka vazhduar tensionimi i situatës, në mes të deputetit të PDK-së Hajdar Beqa dhe atij të LVV-së, Besim Muzaqi.

Deputeti i PDK-së, Beqa dëgjohet duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi “krytë ta heki”.