Grumbullohen paratë për shërimin e vogëlushit nga Vitia, organizatorët: Nga ky moment mos dërgoni më para

grumbullohen-parate-per-sherimin-e-vogelushit-nga-vitia,-organizatoret:-nga-ky-moment-mos-dergoni-me-para

Njoftimin për grumbullimin e parave e ka dhënë në Facebook humanisti nga Peja, Adnan Hyseni.

Hyseni ka thënë se nga ky moment nuk ka nevojë për dërgimin e të hollave, teksa shkruan se shuma prej 43 mijë eurosh është arritur të grumbullohet në kohë rekorde.

Postimi i tij i plotë:

Arrihet te gumbullohet shuma e 43.000€ ne kohe rekord per Daris Miftarin nga qyteti i Vitis ku nga ky moment nuk ka nevoj te dergohen te holla per kete rast.

Allahu e sheroft Darisin e vogel i gezoft familjen Miftari po edhe ne te gjithve qe u munduam te jemi afer ne mbeshtetje ne momentet jetike per jeten e tij.

Allah shperblej bamiresit ne kete muaj te shejt te Ramazanit te cilet gjithmon jane te gatshem te besojn e ndihmojn rast mbas rasti e veqanerisht te prekurit me semundje te renda.

Allah sheroj gjdo person me semundje 🤲🏻

Allah shperblej gjdo bamires kudo nbot 🤲🏻

Allah forcoje gjdo familje qe kan humb te dashurit e tyre 🤲🏻.