Grenell: Kurti ishte kundër Clintonit në Rambuje, ai do jetë edhe kundër Joe Biden

grenell:-kurti-ishte-kunder-clintonit-ne-rambuje,-ai-do-jete-edhe-kunder-joe-biden

Në një postim në Twitter, Grenell ka thënë se Kurti ka qenë kundër  ish-presidentit Bill Clinton në Rambuje,  kundër George Bush në Vjenë, kundër Obamas dhe Joe Biden për demarkacionin, shkruan lajmi.net.

Madje ka thënë se ai do të jetë përsëri kundër Joe Biden, pasi që sipas tij, Kurti është një anti-amerikan i vërtetë.

“Albin Kurti ishte kundër Bill Clinton në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bush në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obama dhe Joe Biden për Demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trump për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë përsëri kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë anti-Amerikë”, ka shkruar Grenell. /Lajmi.net/